Kush ishte Gaetano Petrota?

redaktor

I nderuar lexues! Gaetano Petrota (1882-1952) ishte filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve (Sicili). Në veprën e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Gaetano Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit, historisë së kulturës. Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa vdiq. Petrota la dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Sicilisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *