Kush ishte Gjergj Arianiti?

redaktor

I nderuar lexues! Gjergj Arianiti ishte një nga figurat kryesore historike të shek.XV, pjesëmarrës dhe udhëheqës i shquar në luftën kundër pushtimit osman. Nga fundi i vitit 1432 deri më 1434 e më tej, kryengritjet nën udhëheqjen e Gjergj Arianitit korrën një varg fitoresh të rëndësishme, siç ishte sidomos ajo në luginën e Shkumbinit. Që prej vitit 1444 ai u lidh ngushtë me luftën e udhëhequr nga Skënderbeu dhe mori pjesë në Kuvendin e Lezhës dhe në gjithë betejat e para kundër osmanëve deri më 1450. Gjergj Arianiti e konsideronte veten si zot të pavarur, zotërimet e të cilit nuk u shkrinë në shtetin e përqendruar të Skënderbeut. Ai lidhi në raste të ndryshme edhe marrëveshje të veçanta me shtete të huaja.

Share This Article
4 Comments
  • Gjergj Araniti e kishte mbiemrin Komneni–Dmth Gjergj Aranit Komneni

    Atehere a ka pas lidhje fisnore ky me Perandoret e Bizantit me mbiemer Komneni ?

  • Ne dukje, GJERGJ ARIANITI, eshte i pamvarur nga GJERGJ KASTRIOTI, i mbajti deri inat GJERGJ KASTRIOTIT pse s’po merrte per grua vajzen e tij DONIKEN. GJERGJ KASTRIOTI dhe DONIKA ARIANITI kishin 21 vjet diference moshe. Ne momentin qe endrra e tij u realizua, ky u be nje i bindur ndaj GJERGJ KASTRIOTIT. Ku djemt e tij ishin gjeloz ndaj nje alence dhe krushqije te tille. Tung.

    • Ca thua more idiot? Gjergj Arjsniti u nda nga Skenderbeu sepse Skenderbeu nuk e degjoi keshillen e Gjergj Arjanitit per te mos Sulmuar Beratin sepse e dinte tradhetine e Muzakajve. Kjo humbje beri Gjergjin re Largohej dhe Skenderbeu donte Gjergjin dhe prandaj u martua me vajzen e tij Donika. Laberia nuk i nrneshtrohet Askujt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *