I nderuar lexues! Gjergj Pekmezi ishte gjuhëtar shqiptar. Lindi në Tushemisht të Pogradecit dhe shkollimin fillor e kreu në vendlindje. U vendos në Vjenë, ku u diplomia për filozofi dhe gjuhësi. Aty për një kohë të gjatë (1928-1938) dha mësimin e gjuhës shqipe në Universitet, u mor me mbledhjen e dokumentave për historinë e Shqipërisë. Si bashkautor botoi Bibliografia shqiptare dhe disa libra për mësimin dhe leximin e gjuhës shqipe. Vepra e tij kryesore është Gramatikë e gjuhës shqipe, e cila ishte një ndër gramatikat më të plota të gjuhës së sotme shqipe dhe me një nivel të ngritur shkencor. Ajo u përdor për një kohë të gjatë si tekst kryesor në katedra e seminare të gjuhës shqipe brenda e jashtë vendit vendit.
