Kush ishte Gjeto Coku?

redaktor

I dashur lexues! Gjeto Coku (1860-1913) ka qenë udhëheqës ushtarak popullor, organizatori kryesor i kryengritjes antiosmane të 1912-ës në krahinën e Bregut të Matës (Lezhë). Mori pjesë në mbledhjen e organizuar në Zejmen (11 maj 1912) me përfaqësues nga krahina të tjerë, dhe duke zbatuar vendimet e kësaj mbledhjeje, drejtoi mjaft aksione të kryengritësve të krahinës si sulmin kundër Lezhës, betejën në kodrat e Planës, sulmin ndaj depos së armëve në Durrës etj. Ngriti flamurin në Lezhë, vetëm pas ditë pas Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Gjeto Coku iu kundërvu veprimeve përçarëse të Esat Toptanit dhe Preng Bibë Dodës, dhe e priti me armë ushtrinë serbe në Lezhë. Më pas, u vu në krye të administratës së krahinës dhe pranoi kërkesën e bashkëpunimit nga qeveria e VLorës. U vra tradhtisht nga agjentë serbë në Lezhë, në bashkëpunim me Preng Bibë Dodën.

Share This Article
1 Comment
  • ju historjan duhet te pyesni kush vrau bib doden pastaj te thoni kush vrau coku a soku a si e kishte ky kryeplaku…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *