Kush ishte Gotfrid Lajbnic?

redaktor

 

Gotfrid Lajbnic (1646-1716) ishte filozof e shkencëtar gjerman.

Shfaqi interes për gjuhën shqipe. Në pesë letra shkruar nga 24.06.1704 deri më 15.03.1715 mikut të tij M. V. La Krozë kryebibliotekar në Berlin, shtroi problemet e prejardhjes së gjuhës shqipe dhe marrëdhënieve të saj me gjuhë të tjera indoevropiane, si dhe të nevojës së dallimit të asaj që shqipja e ka të vetën nga ajo që e ka huazim.

Vuri në dukje përkime e analogji të fjalëve shqipe me fjalë të gjuhëve gjermanike, latine etj.

Tërhoqi vëmendjen te mëvetësia individualiteti i gjuhës shqipe si gjuhë e veçantë, e dallueshme nga sllavishtja, hungarishtja, greqishtja, turqishtja.

U interesua për të pasur Fjalorin latinisht-shqip të F. Bardhit dhe një vepër të P. Budit që kishte arritur ta shtinte në dorë La Krozi.

 

—–

Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave 

Share This Article
8 Comments
  • Laibnic ishte gjenial,

    Dhe ishte pikerisht ky shkencetar qe nxori teorine se trupi i njeriut,
    eshte i perbere nga “Grimca te pajisuara me Tendence e Perceptim”
    gje qe shkenca e gjenetikes e vertetoi tani vone

  • Gottfried Wilhelm Leibniz në moshën 21 vjeçare mbrojti titullin e doktor i shkencave juridike,vazhdonte hulumtimet edhe si historian, filozof, gjuhëtar, fizikant, matematicien dhe studionte edhe si bibliotekar, inxhnier minierash, diplomat, këshilltar politik dhe ishte aktiv edhe si themelues i akademisë.Leibniz la pas një trashëgimi të pasur intelektuale nga jeta e tij intensive: mbi 200.000 faqe manuskripte ruhen edhe sot e kësaj dite ne arkivin e Hanoverit. Shumë prej ideve të tij janë të vlefshme edhe sot.Drejtësi.Leibniz synonte një unifikim të sistemeve të drejtësisë në botën kristiane. Mjaft e rëndësishme ishte për të kapërcimi i ndarjes së kishës – e po ashtu edhe paqja. Ai ishte në këtë mënyrë ideator i së drejtës së sotme ndërkombëtare, i të drejtave të njeriut dhe i organizatave si OKB-ja dhe BE-ja.Matematikë.Leibniz nuk është vetëm shpikës i llogaritjes integrale dhe të diferencuar, por ai ka përshkruar edhe sistemin binar të numërimit, që është sot baza e botës digjitale. Megjithatë ai e interpretonte atë ndryshe. Ai synonte një sintezë mes shkencës dhe fesë. Për të Zoti ishte njëshi dhe asgjëja ishte zeroja. Leibniz ka shpikur e konstruktuar edhe një makinë mekanike llogaritëse. Mendimin tonë ai e konsideronte si një proces numërimi. Sot ne e dimë nga shkencat moderne të neurologjisë, që në parim ai ka pasur të drejtë.Fizikë.Duhet të të shkojë në mendje për të shtruar çështjen nëse hapësira është absolute. Leibniz ia shtroi vetes këtë pyetje, gjë që studiuesit e sotëm preferojnë ta konsiderojnë si një parashikim të teorisë së relativitetit të Einsteinit. Në përfytyrimin e tij, që të gjitha termat bazohen në koncepte të thjeshta atomike, ndihet përpjekja e sotme e fizikantëve të grimcave elementare, të cilët janë vënë në kërkim të grimcave më të vogla elementare dhe duan të zgjidhin enigmën e materies së errët, energjisë së errët, të supersimetrisë së modelit standard fizik.Psikologji.Leibniz e kishte kuptuar, që në psikologjinë tonë ka koshiencë dhe subkoshiencë. AI e quante këtë perceptim dhe aperceptim. Përfytyrimi i tij, që proceset shpirtërore zhvillohen prej influencave të natyrshme dhe causa efficiens e jo nga faktorë hyjnorë apo shpirtëror, shënon fillimin e psikologjisë moderne.Linguistikë.Në kohën e Leibniz-it u ndez grindja për prejardhjen e gjuhëve gjermane. Leibniz iu kundërvu teorisë, që bënte fjalë për një prejardhje nga një formë e hershme e suedishtes. Përballja e tij kritike me zhvillimin e gjuhës dallon prej interpretimit të mëvonshëm me nota nacionaliste për prejardhjen e gjuhëve nga filozofët e fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Ai studioi edhe sanskritishten e kinezishten klasike. Përpjekja e tij për një shpjegim të hollësishëm për funksionin e gjuhës i parapriu metodave empirike të linguistikës së sotme krahasuese.Metoda shkencore.Por më e rëndësishmja për pasuesit e tij është metodika nga empirikja dhe evidenca. Këto janë meritë e dijetarëve të iluminizmit si Leibniz. Kjo nuk do të kishte qenë e mundur në dy shekujt e fundit pa kontributin e njerëzve si ai, që me pasion dhe syhapur në një kohë të territ të dijes e çuan përpara shkencën.
    Makina llogaritese nga Laibnic 1690 https://de.wikipedia.org/wiki/Gottfried_Wilhelm_Leibniz#/media/Datei:Leibniz_Rechenmaschine_(1690).jpg
    Leibniz permisoi tekniken e braveve te dyerve.
    Leibniz themeloi fondin per jetimet dhe vejushat.
    Laibniz ishte krijuesi i zinxhirit pa fund,me hallka,qe perdorej ne miniera.
    Laibniz fliste 12 gjuh,edhe gjuhen kineze.

  • Lajbnici mund te konsiderohet nje nga shkencetaret me te medhenj gjermane! Ne ato pak minuta te lira ai eshte marre edhe me gjuhesi, se kjo e ndihmonte ne kuptimin filozofik te levizjes autonome ne natyre, e midis te tjerave i terhoqen vemnedjen disa fjale shqipe. Por kur flitet per Lajbnicin nuk duhet qendruar vetem tek gjuha shqipe, gje per te cilen ai ka thene edhe ca me teper nga sa ka artikulli paksa qesharak mesiper!

  • Mendoni vetem per nji moment sikur filozofi e shkencëtari Gotfrid Lajbnic te mos ishte filozof e shkencëtar gjerman, por te ishte turk. Ai do te mbeshtetet sulltanin per NDALIMIN E GJUHES SHQIPE.

  • Leibniz ishte dijetari me i gjithanshem i te gjitha koheve
    Ai zbuloi kalkulimin diferenceial dhe e botoi 3 vjet para Newton-it; u mor me fizike, astronomi, inxhinieri (duke shpikur pompa dhe emkanizma te tjere).
    Eshte quajtur Aristoteli i koheve moderne.
    Per ne si shqiptare ka rendesi dija e tij gjuhesore: Laibnizi eshte i pari qe zbuloi se shqipja ishte pasardhese direkte e ilirishtes ne tre letrat e tij te famshme “Drei Leibnizen’s Briefe” te derguara Bibliotekes Mbreterore Prusiane te Berlinit midis viteve 1705-1709.

    • Ai biles beri nje fjalor Shqip-Gjermanisht me 100 fjale te Shqipes

      Ato fjale jane fjale te vjetra shume, dhe tip origjinale te Shqipes,
      sepse ai kerkonte qe te ishin fjalet reale te gjuhes Shqipe,
      jo huazime nga Latinishtja apo greqishtja

      Do ishte mire qe studjuesit tane ta studjojne ate fjalor,
      dhe biles,
      ta benin nje ri-botim ,
      ne menyre qe ta nxirnin ne shitje , dhe rinia ta marin ta lexojne dhe te mesojne dicka teper interesante nga metoda e studimit te ketij shkencetari gjenial

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *