I nderuar lexues! Grigor Kamona ishte një prej fisnikëve të principatës së Arbërit, sundimtar i shtetit të Arbërit pas vitit 1216. Pas vdekjes së Dhimitrit të Arbërit u martuar me të venë e tij dhe trashëgoi sundimin, meqë Dhimitri nuk kishte lënë trashëgimtarë. Por shpejt principata e tij ra nën sovranitetin e Despotatit të Epirit dhe Kamona u detyrua të bëhej vasal i këtij despotati.
