Kush ishte Gustav Majer?

redaktor

I nderuar lexues! Gustav Majer (1850-1900) ishte albanolog i njohur austriak, profesor në Universitetin e Gracit. U mor gjerësisht edhe me studimin historik të shqipes, sidomos në fushën e etimologjisë dhe fonetikës historike. Hartoi të parin “Fjalor etimologjik të gjuhës shqipe”, i cili e ruan vlerën e tij shkencore edhe sot. Gustav Majer mbrojti tezën e prejardhjes së shqipes nga ilirishtja dhe e përcaktoi shkencërisht pozitën e saj si një gjuhë që zë një vend më vete në rrethin e gjuhëve indoevropiane. Ndër të tjera nxjerr në pah edhe praninë e një numri jo të vogël fjalësh shqipe në gjuhën greke. Në sajë të punës së Gustav Majer faktet e gjuhës shqipe zunë vend në gjuhësinë indoevropiane dhe në veprat e përgjithshme kushtuar kësaj gjuhësie.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *