Kush ishte “helmi i paguar me taksa” sipas Ben Blushit?!

entela

Ky që shihni në foto është një status i Ben Blushit në muajin Qershor të 2017-ës. Në atë kohë, Blushi drejtonte partinë LIBRA dhe akuzonte Top Channel si televizion kioskë, i cili shiste kohë me para gjatë fushatës elektorale.

Në statusin e tij Blushi shkruante:

Diçka për televizionet e Shqipërisë, helmi i paguar me taksa.

A doni të dini sa të shitura, të shpifura dhe të shëmtuara janë televizionet e Shqipërisë? Shikoni statistikat e shpërndarjes së kohës qysh se ka nisur fushata zyrtarisht. Rilindja është transmetuar vetëm në lajme 53 ore, pa llogaritur çdo ditë dy orë Live nga çdo katund I vendit. Çadra ka dalë në çdo dritare 31.3 orë, ndërsa LSI 13 orë. A e dini sa kohë ka marrë LIBRA? Vetëm 27 min. Këto kioska që shesin kohën për para do rrëzohen bashkë me klientët e tyre. Këto janë helmi i paguar me taksa”- shkruante në atë kohë kreu i LIBRA-së, sot, 6 muaj më vonë, Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel.

Por siç është bërë zakon në këtë vend, ato që thuhen harrohen shumë shpejt. Madje, në shumicën e rasteve, kemi parë që, ata të cilët shahen e akuzohen më tepër në fund përfundojnë të “martuar”.  Se çfarë do të ndodh me Blushin dhe martesën e tij, do e shohim…

e.r. /dita

Share This Article
4 Comments
  • Topi dhe Beni eshte nje bashkjetese qe nuk do te zgjase shume Tekat dhe sjellja e ketij politikani gazetar jane te pa imagjinueshme dhe nga monstruozet. Vjollces do ti vije ne maje te hundes ne nje kohe rekord e do te mallkoje veten e çastin kur i propozoi blushit postin e drejtuesit kryesor. E do llafoman, intrigant, dembel, sherrxhi …por edhe mosmirenjohes si ai. Vetem per nje gje duhet te jeni te sigurte qe beni do ta çoj topin shpejt ne rrugen per janine…Ngushllimet e mija paraprake pronareve qe e kane nxjerre anijen e tyre ne nje det te trazuar pa vela e timon.

  • Difektet ne karakter,nuk ia mohojne kulturen,etiken dhe zgjuarsine e gazetarit dhe romancierit profesionist…Nuk eshte ndertues,qe ben gazeta,por intelektuale qe di dhe ben letersi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *