Kush ishte Iljaz Pashë Dibra?

anazapta

I nderuar lexues! Iljaz Pashë Dibra (Iljaz Qoku) ishte figurë e dalluar e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi në Kllobisht të Dibrës. U bë i njohur me pjesëmarrjen e tij më 1844 në luftën e Gjoricës (Dibër) kundër Hajredin Pashës. Më 1861 udhëhoqi forcat dibrane kundër përpjekjeve malazeze për të shtënë në dorë viset shqiptare të Shkodrës. Iljaz Pashë Dibra ishte një nga nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Më 10 qershor 1878 kryesoi Kuvendin e Përgjithshëm që çoi në themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetari i saj. Kryesoi gjithashtu Kuvendin e Dibrës më 1 nëntor 1878 dhe ishte një nga 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste sulltanit kërkesën për autonominë e Shqipërisë. 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *