I nderuar lexues! Kamij Koro (1796-1875) ishte piktor francez, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të peisazhit dhe portretit të shek.XIX. Ka pasur stil të qartë, të ndjeshëm dhe të thjeshtë. Tablotë e tij ruhen në shumë muze të njohura të botës. Ndër to, njihen dy tablo të Kamij Koro me motive shqiptare. Vepra më e shquar është “Shqiptarja”, realizuar më 1872, që ndodhet në muzeun Bruklin, Nju Jork. Është vlerësuar si një ndër portretet më të bukura të tij. Tabloja tjetër “Haideja” është realizuar në vitet 1870-1972. Ajo paraqet një vajzë me kostum shqiptar. Emri që mban është emri i një vajze, e cila mendohej se ishte e Ali Pashë Tepelenës.
