Kush ishte Karl Rainhold?

redaktor

I nderuar lexues! Karl Rainhold (1834-1880) ishte mjek gjerman, mbledhës i folklorit shqiptar. Lindi në Gëtingen, punoi si mjek në një anije greke dhe u njoh me arbëreshë të Greqisë, sidomos të ishujve Poros, Hidra e Specia. Mblodhi prej tyre këngë, përralla, fjalë të urta, gjëegjëza etj., të cilat së bashku me një punim gramatikor për shqipen, i botoi në vëllimin “Netë pellazgjike”. Pas vdekjes së Karl Rainhold shumë materiale folklorike të mbledhura prej tij, një kopje e leksikut “Netë pellazgjike” dhe disa letra dërguar nga miq e bashkëpunëtorë shqiptarë, ranë në dorë të G. Majerit, që i botoi në “Studime shqiptare”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *