Kush ishte Kostandin Arianiti?

redaktor

I nderuar lexues! Kostandin Arianiti (1457-1531) ishte djali i sundimtarit shqiptar Gjergj Arianiti dhe trashëgimtar i titullit princor. Në moshën 12 vjeçare pas vdekjes së Gjergjit, bashkë me të ëmën mori rrugën e mërgimit, u rrit në oborret princore të Italisë dhe u bë zot i Monferratos, kapedan i Pizas në Itali. Më 1495 iu përgjigj thirrjes së krerëve të lëvizjes çlirimtare shqiptare dhe së bashku me Martin Firmanon organizuan një ekspeditë për t’u kthyer në Shqipëri. Kjo ekspeditë dështoi sepse Venediku ndërhyri me forcat e veta dhe e pengoi. Kostandin Arianiti u vu në dispozicion të perandorit Maksimilian që e emëroi zëvendës të përgjithshëm në Itali dhe e dërgoi ambasador në Romë. Më 1516 u emërua zot i Fanos në Italinë qendrore dhe vdiq po atje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *