I nderuar lexues! Kostë Berati (gjysma e dytë e shek.XVIII-fillimi i shek.XIX) ishte lëvrues i shqipes. Ishte nga Berati dhe nxënës i Akademisë së Voskopojës. Jetoi edhe në Gjirokastër.
Prej tij ka mbetur dorëshkrim një libër mësimi prej 52 faqesh. Libri ka dy fjalorthë shqip-greqisht, përkthime nga ungjilli, lutje, shqipërimin e një vjershe fetare, si dhe një kronikë greqisht.
Puna e Kostë Beratit ka rëndësi gjuhësore e kulturore si një nga përpjekjet e para për të futur shqipen në shërbesat fetare dhe në shkollë. Në dorëshkrimin e tij është shënuar edhe një alfabet i veçantë.
