I nderuar lexues! Koto Hoxhi (Kostandin Hoxhi, 1824-1895) ishte veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit e i kulturës shqiptare, Mësues i Popullit. Lindi në Qestorat të Lunxhërisë (Gjirokastër), ku më pas punoi si mësues i shkollës së mesme në gjuhën greke, duke dhënë fshehurazi shqipen. Më 1879 mori pjesë në komisionin e posaçëm të Komitetit të Stambollit, që u formua për shqyrtimin e çështjes së alfabetit, ku mbrojti variantin e hartuar nga Sami Frashëri, si dhe në botimin e “Alfabetares” së Stambollit. Koto Hoxhi njihet gjithashtu si një nga themeluesit e teatrit shqiptar. Për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dhe u përndoq nga qeveria osmane dhe kisha fanariote.

Shkruani se u perndoq nga bashkekatundari Vangjel Zhaba dhe grekomanet e nxitur prej tij. Shkruani edhe se e vrau kunata ne perrua me kopanin e rrobave,.e nxitur nga kisha greke.Grekomanin e terbuar Vangjel Zhaba,qe ngriti ne Labove e Lunxheri shkolla dhe kisha greke,ne dem te Shqiptarise,presidenti i republikes Bujar Nishani e ka dekoruar me medaljen nder i kombit.