Kush ishte Kristaq Sotiri?

Dita

Kristaq Sotiri (1883-1970) ishte fotograf, mjeshtër i portretit dhe i peizazhit.

Lindi në Mborje. Në Korçë kreu shkollën fillore dhe më pas punoi në një studio, ku fitoi njohuritë e para të fotografisë.

U end si i mërguar ekonomik për disa vite në Amerikë, derisa gjeti vend në studion e mjeshtrit Xh. Stekel, në Los Anxhelos. Më pas hapi një studio në Nju Jork.

Në vitet 1922-1923 u kthye në Korçë dhe hapi një studio ku punoi vetëm me dritë të natyrës.

Janë të njohura portretet “Lypësi mandolinist”, “Gajdexhiu” etj.

K. Sotiri mori pjesë në një ekspozitë të artizanatit shqiptar në Tiranë më 1931 dhe në Bari të Italisë ku fitoi medalje.

Arkivi me vlerë i tij numëron mbi 15.000 negativa në xham dhe në film.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *