I nderuar lexues! Lalë Drekali ishte kreu i parë i krahinës së Kuçit në zonën e Malësisë së Veriut, dhe një nga pjesëmarrësit në luftën për çlirim të shek. XVII, organizues i kuvendeve shqiptare e ballkanike. Që më 1606-ën bashkë me krerë të tjerë të lëvizjes hyn në kontakt me Spanjën dhe u takua me të dërguarit e saj në Rodom, për t’i siguruar ndihmë luftës. Ishte me Gjeç Bardhin në grupin e gjashtë krerëve që patën autoritet të ftonin krerë të tjerë ballkanas; në shtëpinë e tij u bë Kuvendi i Kuçit, 1614.
