I nderuar lexues! Leon Hezej ishte arkeolog francez i cili vizitoi Shqipërinë në vitin 1861 për të studiuar terrenin ilir e maqedonas, të përshkuar nga Cezari në luftë me Pompein. Gjatë vizitës i kushtoi vëmendje të veçantë edhe qyteteve e monumenteve arkeologjike. Arkeologu Hezej ishte i pari që zbuloi gërmadhat e Orikut dhe planimetrinë e parë të mureve rrethuese të Apolonisë. Kopjoi të gjitha mbishkrimet greke, latine e bizantine që ndeshi në këtë udhëtim dhe paraqiti në vizatime disa pjesë arkitektonike e skulptura nga Pojani e Durrësi. Monumentet më me vlerë historike e artistike, ndër to mbishkrimin e fshatit Arapaj që bën fjalë për ujësjellësin e Dyrrahut (shek.II), i nisi për në muzeun e Luvrit në Francë.