I dashur lexues! Leonardo de Martino (1830-1923) ka qenë poet arbëresh. Lindi në Greci të Puljes në Itali. Më 1865 u dërgua si meshtar në Shqipërinë e Veriut, ku mori pjesë në lëvizjen kulturore patriotike. Shkroi vjersha dhe ndonjë pjesë dramatike, që i botoi në përmbledhjen “Harpa e një italo-shqiptari” (Venecia, 1881). Në krijimet e tij më të mira i këndoi me nota romantike dashurisë për Shqipërinë, evokoi figurën e Skënderbeut etj. Krijimtaria e tij ushtroi ndikim tek Ndre Mjeda, kur ky po hidhte hapat e para si poet.