Kush ishte Leonik Tomeu?

redaktor

I nderuar lexues!

Leonik Tomeu (1456-1531) ishte humanist, filozof, pedagog, letrar e historian. Lindi në Venedik në një familje që kishte mërguar nga Durrësi. Në veprat e tij përmend prejardhjen e vet shqiptare. Studimet i kreu në Francë, në shkollën “aristoteliane”. Në vitet 1504-1531 në Venedik ishte një ndër intelektualët më të njohur dhe më pas u bë një nga drejtuesit e shoqërisë “Shkolla e shqiptarëve”, qendër e kulturës shqiptare në mërgim. Më 1497 Leonik Tomeu u emërua profesor dhe titullar i katedrës së filozofisë në Universitetin e Padovës. Ishte njohës i thellë i gjuhëve e i letërsive klasike dhe i mendimit përparimtar të lashtësisë.

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Mind te na shpjegoni emrin Leonik Tomeu?
    Ne Dures ai e ka petur Leonidha Thomai,se nuk ka mundesi qe per 1000 vjet kishe Greke I Bizantit re kishte emra Leonik!
    Tani,se si te quajne te tjeret apo politika nacionaliste Otomane ne Albanistane,eshte tjeter pune,identiteti eshte identitet.

    • Ti, Akilis, fillimisht meso te shkruash shqip pa gabime, pastaj jep gjykime ultranacionaliste grekofobe. Greket e mire (qe perbejne shumicen) nuk jane te tille. Pse te djeg kaq shume origjina shqiptare e nje Leoniku (apo Leonidhe, siç ke ti qejf ta quash)? Greqia ka aq shume “Leonidha” e “Akilë” te mëdhenj sa nuk ia ul vleren nje Leonik Tomeu qe pranon origjinen e tij shqiptare dhe drejtoi :Shkollen e shqiptareve” ne Itali. Bile ai e lartesoi greqishten e vjeter dhe kulturen.e lashte greke edhe atje ne Venecie e ne Universitetin e Padoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *