I dashur lexues! Loro Kovaçi (1903-1966) ka qenë aktor, Artist i Popullit. Lindi në Shkodër në një familje zanatçinjsh dhe ushtroi në fillim zanatin e rrobaqepësit. Pas angazhimit teatror në shoqërinë “Bogdani”, krijoi një grup teatral më vete dhe deri në vitin 1939 u shqua për interpretimin e figurave historike shqiptare. Në vitin 1947 filloi veprimtarinë në Teatrin Popullor, ku u pati sukses në rolin e Bejtash Sylës (Halili dhe Hajrija, 1952). Roli që e bëri të njohur ishte ai i Tuç Makut në dramën “Toka jonë”. Ka luajtur edhe në filmin me të njëjtin titull, si dhe në filmat “Bijtë e saj”, “Komisari i dritës”, “Debatiku” etj, ku u shqua në rolet karakteriale.

nuk ka film me titull bijet e saj por femijet e saj me regji te hysen hakanit i cili eshte edhe filmi i dyte me metrazh te shkurter i kenemase tone.