Kush ishte Marin Bici?

b.m.

Marin Bici ka qenë Kryepeshkop i Tivarit (1608 – 1625).

Ai ishte me prejardhje nga ishulli Arbë në Adriatik ku prej kohësh kishin zënë vend mjaft grupe të mërguarish shqiptarë.

Njihet në histori sidomos për relacionin e gjatë dërguar Vatikanit, hartuar më 1610 pas një udhëtimi në Shqipërinë  e Veriut dhe atë të Mesme.

Ky relacion është një burim historik me interes të madh sepse përmban të dhëna të hollësishme gjeografike, demografike, ekonomike, shoqërore që pasqyrojnë gjendjen e një pjese të madhe të Shqipërisë në fillim të shekullit XVII.

b.m. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *