Kush ishte Marko Boçari?

redaktor

I nderuar lexues! Marko Boçari (1790-1823) ishte komandant suliot e pjesëmarrës në mbrojtjen e Janinës më 1821-1822, hero i luftës për pavarësinë e Greqisë. Pas rënies së Sulit (1803) nën pushtetin e Ali Pashë Tepelenës, hyri në shërbim të ushtrisë franceze në Korfuz si komandant i një reparti suliotësh. Një fjalorth greqisht-shqip me 1494 fjalë i regjistruar nga goja e tij prej Pukëvilit shërbeu për njohjen e shqipes. Nën udhëheqjen e Noti Boçarit, xhaxhait të tij, Marko Boçari luftoi me zotësi për çështjen e Ali Pashës. U shqua për aftësi ushtarake në një varg betejash. Në rrethimin e parë të Misolongjit u dallua në fitoren kundër ekspeditës ndëshkimore osmane. U emërua kryekomandant i forcave luftarake të Greqisë perëndimore. Marko Boçari u vra më gusht 1823 nga kapedani i Mirditës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *