Kush ishte Mehmet Beci?

redaktor

I nderuar lexues! Mehmet Beci (1830-1907) ishte veprimtar i njohur i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Ulqin. Si komandant i forcave vullnetare shqiptare mori pjesë në luftën e Ulqinit kundër shovinistëve malazezë në janar 1880. Ishte përfaqësues i degës së Ulqinit në Mbledhjen e Këshillit Qendror të Lidhjes më 30.06.1880 në Rekoc (fshat afër Gjakovës), ku u mor vendimi për mbrojtjen e armatosur të Ulqinit. Në nëntor 1880 luftoi si komandant i forcave vullnetare shqiptare kundër ushtrisë osmane për mbrojtjen e këtij qyteti. Pasi Porta e Lartë e shtypi qëndresën e armatosur të shqiptarëve dhe ia dorëzoi Ulqinin Malit të Zi, Mehmet Beci u vendos në Shkodër ku vazhdoi të merrte pjesë në ngjarjet politike të kohës deri sa vdiq.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *