I nderuar lexues! Milo Duçi (1870-1933) ishte publicist dhe shkrimtar pjesëmarrës i lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të Egjiptit. Ishte ndër organizatorët e shoqërisë “Vëllazëria”, themeloi dhe drejtoi disa organe si: Revistat “Toska” (1901-02), “Besa-Besë” (1904-05), gazetat “Shqipëria” (1907) dhe “Bisedimet” (1925-26). Shkroi artikuj për çështje të gjuhës letrare të përbashkët dhe të zhvillimit të kulturës dhe letërsisë shqiptare si dhe disa pjesë komike (“E Thëna”, “Gjaku” etj.) Boti tregime e poezi të shpërndara në shtypin e kohës.