I nderuar lexues! Mustafa Nuri Vlora ishte veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në vitet 40-70 të shek.XIX. Mori pjesë në kuvendin e Mesaplikut, në maj të vitit 1847.
Në fillim të vitit 1877 krijoi në Vlorë batalione vullnetarësh prej disa qindra vetash për të mbrojtur viset shqiptare nga pretendimet shoviniste greke. Në qershor 1878 u zgjodh kryetar i degës së Lidhjes Shqiptare për Vlorën.
Mori pjesë në hartimin e protestave drejtuar Fuqive të Mëdha dhe Kongresit të Berlinit. Në mbledhjen e Prevezës (shkurt 1879) ku u shqyrtua çështja e kufijve të Jugut, ishte përfaqësues i Komitetit të Lidhjes për Vlorën.
Në korrik 1880, në krye të një komisioni shkoi në Shkodër për forcimin e bashkëpunimit Veri-Jug në mbrojtje të kufijve të vendit. Si veprimtar i Shqipërisë së Jugut u bë krahu i djathtë i Abdyl Frashërit.

po Mustafa Nano kush eshte dhe me cfare merret konkretisht?
Nga emri duket turk.ose mbeturin e turqve.
Eshte harruar qe te theksohet edhe vend lindja e Mustafa Nuri Cene Vlora ..
Ai lindi ne Filat te Camerise dhe erdhi ne Vlore ne moshen 6 vjecare , pasi babi i tij Nuri Cene , ishte emeruar administrator i portit te Vlores .
Nuri Cene Vlora , ishte bamires i shquar , ku nje pjese te pasurise setij , e fali per familjet qe u vriteshin burrat ne lufte !
Mbiemrin vlora , Mustafai e mori mbsi u be pjestar i Lidhjes se Prizreniot