Ferdinard Polia 35 vjeç ngeli viktimë e një atentati që iu bë në makinën e tij në fshatin Grudë të qytetit të Shkodrës.
Sipas Policisë, Polia ka humbur jetën në spitalin Rajonal të Shkodrës.
Por kush ishte Ferdinard Polia, i njohur ndryshe si Nardi i bujtinave.
35 vjeçari ishte pronar i një bujtine në zonën turistike të Thethit, zonë në të cilën edhe banonte.
Mësohet se Polia nuk ishte një person i skeduar nga policia dhe i përfshirë më parë në aktivitete kriminale. Ende nuk dihen shkaqet e ekzekutimit të 35 vjeçarit.
Në vitin 2018-të gjatë periudhës së dimrit, kur Thethi ishte i mbuluar nga dëbora ai bënte apel për ndërhyrje nga shteti dhe për përmirësimin e situatës.
“Situata është përkeqësuar sepse ka rënë borë e re mbi borën e vjetër. Ne nuk kërkojmë ndërhyrje urgjente po kërkojmë ndërhyrje kur dëbora të pushojë të rëni, sepse kemi kërkesa për të punuar me turistët edhe gjatë dimrit. Është një turp që nuk ndërhyhet nga bashkia Shkodër, sepse ata po prezantohen me Thethin nëpër botë. Jetojnë 45 familje gjithmonë në Theth, ndërkohë që e gjithë zona përfshin rreth 300 familje. Pra, 300 familje janë pa ndihmë. Bora ka nisur të bjerë që dje deri më sot. Ka arritur diku tek 40-50 cm dhe vazhdon të jetë më shumë në zonë më të lartë. nuk ka probleme as me energjinë as me ujin”,-shprehej Polia
a.d. / dita

Paskesh kene njeri me vlera shume pozitive dhe mjaft i edukuem ne menyren se si i kerkon pushtetit ne Shkoder nderhyrjen per zgjidhjen e situates.Sic i thon fjales; njeri i zotit.
Ngushllime familjarve .Past lane nafaken.
Ngushellime, vrasesit ne FERR!
Me vjen keq per keta te rije qe vriten cdo dite. po kthehemi ne kafshe prejstorike. Mire u bente Enver djali. plumin kokes dhe ne ferr.
Paska prish pazaret ne theth?