Kush ishte Naum Naçi?

redaktor

I dashur lexues! Naum Dhimitër Naçi (1871-1927) ishte veprimtar i shquar i arsimit shqiptar, drejtor i mësonjëtores së Korçës dhe mësues i shqipes në vende të ndryshme. Botoi disa libra, dhe si publicist trajtoi çështje të arsimit të kohës; ishte redaktor e më pas drejtor i gazetës “Zgjimi i Shqipërisë” (Janinë, 1906). Bëri pjesë në Komitetin e Fshehtë të Manastirit dhe në klubet shqiptare në Janinë e Stamboll. U burgos dy herë nga autoritetet osmane. Njihet gjerësisht me emrin Nuçi Naçi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *