Një incident në detyrë, i ka marrë jetën mëngjesin e kësaj të hëne nëntetares shqiptare Zarife Hasanaj.
29 vjeçarja ishte pjesë e misionit të NATO-s “Enhanced ForWard Presence”.
Më poshtë janë disa nga fotot e nëntares, e cila fillimisht u plagos nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura në bazën e Letonisë, e më pas humbi jetën.
E re në moshë, por me pasion për profesionin dhe detyrën e saj, Hasanaj postonte shpesh në profilin e saj momente nga puna.
Më 14 Mars kur edhe festonte ditëlindjen e saj të 29-të ajo ndodhej larg familjes me mision, por urimet e ardhura në adresë të saj kanë qenë të shumta.






b.b/dita

Nje yll i bukur! u prefsh ne paqe. Faleminderit per kontributin tend per vendin. Ngushellime familjareve.
Jo cdo gje eshte loje instagrami. Ngushellime familjes!
Ngushellime familjes por ketu qelbet era biznes e korrupsion !
Nga kjo 29 vjecare perfundoi ne rradhet e ushtrise !?
Keta gazetare “flash-news” a dine te na informacion per background’in e kesaj vajze apo dine vetem copy&paste !? Si perfundoj kjo ne ushtri ? Apo si ata maloket qe paguanin nga 1500-2000€ per te vajtur me sherbim ne Afganistan !
Si cdo dhiar fshatar gjysmak qe eshte bete gjeneral apo gjeneraleshe. Ne mes te Tiranes i ke. Gjeneralet e Olta Xhackes dhe Mimi Kodhelit.
U prefsh ne paqe lule e bukur!
Ngushellime familjes.
Gjume te qete trime bukuroshe!
Ngushellime te afermeve!
I paharruar qofte kujtimi i saj.