Kush ishte Nikolla i Onufrit?

redaktor

I nderuar lexues! Nikolla i Onufrit ishte piktor i shek.XVI, i biri dhe pasues i Onufrit. Zhvilloi veprimtari krijuese në fushën e pikturave murore dhe të ikonës. Trajtoi ciklin e festave të mëdha, figura të veçuara shenjtorësh strategë, murgjër dhe subjekte të rralla. Për Nikollën e Onufrit karakteristike janë figurat me përpjesëtime të zgjatura, të diferencuara nga portreti, veshjet e gjera me palëzime, ngjyrat dekorative, rrëfimi disi i zvargët dhe elementi etnografik. Nikolla i Onufrit është autor i pikturave të kishës së Shën Mëri Vllahernës në kalanë e Beratit (viti 1578) dhe i një vargu ikonash të Beratit, ka pikturuar afresket e kishave të Shën Kollit në Kurjan të Fierit dhe të Shën Gjergjit në Arbanë të Bullgarisë (viti 1561).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *