I dashur lexues! Nikollë Brankati (1675-1741) ishte poet nga Hora e Arbëreshëve (Siçili). Kreu studimet e larta fetare dhe shërbeu si prift në vendin e lindjes. Ka përshtatur dhe parafrazuar këngë fetare, ka shkruar edhe disa vjersha origjinale, ndër to edhe ndonjë me motiv laik. Vjershat e Brankatit të mbetura në dorëshkrime, u botuan nga studiuesit arbëreshë gjatë shekujve XIX-XX. Një pjesë e mirë e tyre shquhen për lirizmin, rrjedhshmërinë dhe bukurinë e vargut, për gjuhën e pastër dhe të përpunuar.

Me falni se jam per here te pare ne kete rubrike.Dua te di ku u martua Skenderbeu ,ketu kam lexuar variante te ndryshme. Ne Sopot te Librazhdit,ne nje fshat te Beratit me duket Dobroknik dhe pagezimi ne Adrenic etj