Kush ishte Nikollë Filja?

redaktor

I nderuar lexues! Nikollë Filja (1682-1769) ishte folklorist e poet arbëresh. Ishte nga fshati Munxif i Sicilisë. Shkroi dhe përshtati në të folmen arbëreshe vjersha lirike me përmbajtje fetare, të mbështetura në folklor. Përshtati shqip edhe një “Doktrinë të krishterë”. La një dorëshkrim me këngë popullore e shkrime të tij, që u gjendën në një kodik në Kieuti, një qendër arbëreshe. Me këtë veprimtari Nikollë Filja renditet midis folkloristëve të parë arbëreshë. Këngët popullore të këtij dorëshkrimi u botuan nga M. Markianoi në “Këngë popullore shqiptare”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *