I nderuar lexues! Nikollë Kaçorri (1862-1917) ishte atdhetar e veprimtar i periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare, klerik. Shërbeu në famullinë katolike të Durrësit për 20 vjet. Gjatë viteve 1905-1907 drejtoi Kryengritjen e armatosur të Kurbinit (Krujë). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në atë të Elbasanit (1909), në kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve 1910-1912. Për këtë veprimtari u arrestua nga autoritetet osmane dhe u dënua me burgim. Nikollë Kaçorri përfaqësoi krahinën e Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli më 28 nëntor 1912 pavarësinë e Shqipërisë. Kuvendi e zgjodhi nënkryetar të qeverisë së parë kombëtare të kryesuar nga Ismail Qemali. Për shkak të veprimtarisë së tij dhe pikëpamjeve demokratike, hierarkia kishtare e largoi më 1914 nga Shqipëria. Vdiq në Vjenë.
