I nderuar lexues! Nikollë Keta (1742-1803) ishte lëvrues i gjuhës shqipe dhe poet arbëresh nga Kuntisa e Sicilisë. Kreu studimet në kolegjin arbëresh të Palermos, u bë prift dhe më vonë rektor i atij kolegji. Hartoi një varg veprash, si një fjalor italisht-shqip prej rreth 10.000 fjalësh, një “Etimologji të gjuhës shqipe” etj. Ka hartuar një numër të mirë vjershash origjinale; ndër to duhet përmendur sidomos një tingëllimë autobiografike me theks atdhetar, e para tingëllimë në historinë e poezisë shqipe, duke u radhitur kështu ndër vjershëtarët që u mor gjerë me problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe e të popullit shqiptar, duke mbrojtur tezën e origjinës nga ilirët dhe fiset e afërta me ta.