Kush ishte Nikollë Mekajshi?

redaktor

I nderuar lexues! Nikollë Mekajshi ishte një nga organizuesit dhe zëdhënësit e lëvizjes çlirimtare shqiptare, në krye të së cilës më 1595 synoi të sulmonte e çlironte Krujën. Ndoshta me prejardhje nga Mjekësi i Elbasanit, u bë peshkop i Stefanisë në Shqipërinë e Mesme. Më 1601-1602 mori pjesë si figurë kryesore në kuvendin e Dukagjinit. Pas kuvendit të Dukagjinit vazhdoi të mbante lidhje me oborret evropiane dhe dërgoi atje edhe përfaqësues. I ndjekur nga osmanët, u detyrua të tërhiqej në malet e Dukagjinit. Më 1609 shkoi në Spanjë si ambasador i krerëve shqiptarë. I zhgënjyer nga qëndrimi zvarritës i mbretit spanjoll u kthye në Romë, ku i paraqiti papës një përkujtesë me fjalë të forta proteste. Nikollë Mekajshi mbeti në mërgim, ku vdiq më 1615.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *