I dashur lexues! Nilo Katalano (1637-1694) ishte një murg italian i manastirit ortodoks të Mezoiusos, lindur në Mesina të Sicilisë, i cili shërbeu edhe në Shqipëri si misionar në bregdet, ku edhe vdiq (në Dhërmi të Himarës). Hartoi një “Sprovë gramatike të gjuhës shqipe” dhe një “Fjalor shqip-italisht dhe italisht-shqip”, mbi bazën e veprave të Budit, F.Bardhit, P.Bogdanit. Dorëshkrimet ruhen në bibliotekën mbretërore të Kopenhagës.
