Onufër Qiprioti ishte piktor i shek.XVI-XVII. Krijoi në fushën e pikturës murore dhe në ikonë.
Vepra e tij me gjerësi tematike e ikonografi të pasur dallohet nga koloriti i veçantë, i ndërtuar në kombinimin e ngjyrave të kundërta.
Mënyra e pikturimit të Onufër Qipriotit përkon në vija themelore me mënyrën tradicionale të mjeshtër Onufrit dhe sidomos me atë të piktor Nikollës.
Onufër Qiprioti njihet si autor i një vargu ikonash të Beratit, të manastirit të Çatistës (Gjirokastër) dhe si bashkautor i pikturave të vitit 1622 të kishës së Vllaho-Goranxisë (Gjirokastër).
d.a. / dita

Ka kohen qe kam deshire te kisha ne dore nje biografi te plote te ketij piktori te shquar shqiptar te rilindjes, por, fatkeqesisht nuk kam gjetur! Di gjithashtu se, ekziston dhe nje shtepi botuese me emrin e tij, por qe nuk ka nxjerre ndonje liber kushtuar ketij njeriu te shquar! Pse keshtu?
Po edhe ne Gjinar te Shpatit Elbasan afer Valshit eshte kisha e Onufrit.
Mos e ngatëroni Onufrin me Onufër Qipriotin. Onufri i Beratit ka qenë mjeshtri që ka bërë kryeveprat, ndërsa djali i tij Nikolla dhe Onufri Qiprioti kanë qenë nxënësit e tij, të cilët edhe ata u bënë të njohur.
O zoterinj!
Onufer Qiprioti dhe Onufer Neokastriti jane dy piktore te ndryshem.
Onufri qe ka pikturuar ne Valesh dhe ne Shelcan te Shpatit eshte Onufer Neokastriti.
Ky ka qene Protopape i Neokastres(Elbasanit)
Pra,pervecse piktor,ka qene edhe kryeprift i Elbasanit.
Ka jetuar ne mesin e shek.XVI.
Ky Onufer Qiprioti ka qene me i vone.