I dashur lexues! Pal Pjetër Engjëlli (1498-1568) ishte historian humanist dhe autor kishtar arbër. Lindi dhe vdiq në krahinën e Venetisë, ku shërbeu si prift duke i zënë vendin kushëririt të parë të babait të tij, Dhimitër Frëngut. Ishte i biri i kapedanit të Skënderbeut, Pjetër Andrea Engjëllit. Botoi në italisht shkurtimin e historisë së Skënderbeut të Dh.Frëngut, duke i bërë disa ndryshime. Në përkthimin e tij, botuar që në vitet 1539-54 (e që pati disa botime edhe më pas), Engjëlli mbajti qëndrim edhe më të qartë se vetë autori i veprës, kundër lojrave dhe synimeve të politikës venedikase ndaj Arbërisë.
