Arkitekt dhe inxhinier ndërtimesh, përfaqësues i arkuteturës shqiptare të periudhës së pashallëqve të mëdha. Lindi në Opar të Korçës më 1770, dhe u bë i njohur si kryearkitetkt i Ali Pashë tepelenës. Drejtues energjik i kantiereve të ndërtimit, mes viteve 1800-1808 projektoi dhe zbatoi një numër veprash social-kulturore, civile e ushtarake në shumë krahina e qytete të pashallëkut të Janinës. Mendohet që pas vitit 1812 është larguar nga atdheu dhe nuk është dëgjuar më prej tij. Është vrarë ose ka vdekur në dhe të huaj. Veprat më të përmendura të tij mbeten ansambli i madh arkitekturor i Litharicës në Janinë, sarajet dhe kalaje e Tepelenës dhe kështjella e Sulit.
