Kush ishte Prendush Gega?

redaktor

I nderuar lexues! Prendush Gega (1850-1938) ishte instrumentist, këngëtar e rapsod i talentuar popullor nga Kabashi i Pukës. U shqua për interpretimin e këngëve legjendare dhe historike. Si rapsod e nisi veprimtarinë me bejte humoristike, duke fshikulluar parinë dhe qeveritarët e kohës. U shqua sidomos në fushën e këngës historike, ku dha një varg këngësh të arrira me motive patriotike, shoqërore e politike. Një pjesë e krijimeve të tij u përhapën si anonime, por mbahet mend si krijuesi i këngëve për Gjin Lekën, Zek Jakinin, Laje Rexhepin, luftën e Fletit kundër serbëve, kryengritjen kundër Zogut etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *