I dashur lexues! Sedefqar Mehmeti (1565-1625) ishte një arkitekt i shquar me prejardhje shqiptare. Lindi në Elbasan dhe kreu studimet për arkitekturë në universitetin e Stambollit. Në qendrën e perandorisë osmane zhvilloi një aktivitet të gjerë krijues në disa fusha të ndërtimtarisë dhe projektimit, dhe u bë kryearkitekt i perandorisë. U shqua edhe si urbanist, hidroteknik, poet e muzikant, duke lënë një numër të konsiderueshëm veprash. Ai ishte vazhdues i veprës së arkitekt Sinanit dhe përmbylli epokën klasike të artit osman me një nga kryeveprat botërore të arkitekturës monumentale, Xhaminë Blu (1609-1617) në Stamboll.
