Kush ishte Simon Zenebishi?

redaktor

I nderuar lexues! Simon Zenebishi ishte pinjoll i familjes së Zenebishëve, i mërguar në Korfuz. Në kushtet e rritjes së kryengritjes antiosmane zbarkoi më 1443 nga Korfuzi në bregdet dhe u vu në krye të kryengritësve të grumbulluar. Arriti të çlirojë një pjesë të zotërimeve atërore dhe të viseve të afërta. Rrugës u sulmua në befasi nga një ushtri osmane. Në betejë, bashkë me shumë kryengritës, mbeti i vrarë edhe Simon Zenebishi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *