I nderuar lexues! Tafil Buzi ishte udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të viteve ’30 të shek.XIX në Shqipëri. Në vitin 1828 mori pjesë në Kuvendin e Beratit. U kthye nga Greqia, ku kishte ikur për të shpëtuar nga ndjekjet e osmanëve, në gusht 1834 dhe zbarkoi në Pashaliman.
Me ftesë të kryengritësve të Beratit mori detyrën e udhëheqësit ushtarak dhe të ndërlidhësit të kryengritësve me Mehmet Aliun e Misirit.
Në ditët e para të vitit 1835 kryengritësit u shkëputën autoriteteve lokale osmane disa të drejta vetëqeverisëse, që nuk u njohën nga Stambolli. Tafil Buzi nisi një kryengritje të re, por nuk gjeti përkrahje te paria e Beratit.
Më 1836 u orvat edhe një herë të organizonte kryengritjen në krahinën e Vlorës. Mori pjesë në kryengritjen e vitit 1847. Pranoi amnistinë pas saj, duke hyrë në shërbim të shtetit osman në Stamboll.
