Kush ishte Tahir Efendi Gjakova?

redaktor

I nderuar lexues! Tahir Efendi Gjakova (Boshnjaku) ishte poet i rrymës letrare të bejtexhinjve. Jetoi dhe veproi si klerik në Gjakovë, nga fundi i shek.XVIII gjer afër mesit të shek.XIX. Vepra që njihet prej tij, “Emni Vehbije”, u botua shqip me alfabet arab në Stamboll më 1835. Një ribotim i saj me alfabetin latin u bë më 1907, në Sofje. Vepra e hartuar në vargje dhe në prozë, kishte qëllime praktike. Përmban këshilla në frymën e moralit islam. Vepra paraqet interes si dokument gjuhësor i të folmes së Gjakovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *