Thanas Vaja ishte njeriu më i besuar, truproje personale dhe kryeinformatori i Ali Pashë Tepelenës, me origjinë nga fshati Lekël. Shpesh ai ka shërbyer edhe si kryekomandant trupash nëpër ekspedita, ndërkohë që ndërtoi një rrjet të fuqishëm spiunazhi në gjithë pashallëkun. Pas vdekjes së Aliut, ku thuhet se Vaja ishte i fundit që e pa gjallë, Thanas Vaja shoqëroi të shoqen e pashait, Vasiliqinë. Varri i tij ndodhet në krah të kishës së Leklit.
