I nderuar lexues! Uiljam Martin Lik (1777-1860) ishte ushtarak anglez dhe përfaqësues politik i qeverisë angleze pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës në fillim të shek.XIX. Është autor i dy veprave anglisht: “Kërkime në Greqi” (1854) dhe “Udhëtime në Greqinë e Veriut” (1835). Në veprën e parë përveç materialeve të ndryshme me karakter ekonomiko-shoqëror dhe politik që i interesojnë Shqipërisë, ai jep edhe shënime mbi gramatikën shqipe dhe mbi një fjalor të gjuhës shqipe. Në veprën e dytë materialet përshkrimore janë më të pasura, sidomos për ekonominë, shoqërinë dhe gjendjen politike të Shqipërisë Jugore nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës si dhe për vendgjetjet arkeologjike.