I dashur lexues! Cimohovski ishte gjuhëtar polak, albanolog (1912-1982). Drejtoi për shumë vjet katedrën e gjuhësisë së përgjithshme në Universitetin e Poznanit. Me veprën e tij “Dialekti i Dushmanit, përshkrim i një të folmeje të Shqipërisë veriore” (1951) dha një ndihmesë të çmuar në studimet dialektologjike shqiptare. Sfera kryesore e veprimtarisë së tij ka qenë gjuha shqipe dhe problemet gjuhësore ballkanike e indoeuroiane që lidhen me të. Përkrahu tezën e prejardhjes ilire të shqipes.
