I nderuar lexues! Vaclav Cimohovski (1912-1982) ishte gjuhëtar polak, albanolog. Qe drejtues i katedrës së gjuhësisë së përgjithshme në Universitetin e Poznanit për shumë vjet. Me veprën “Dialekti i Dushmanit, përshkrim i një të folmeje të Shqipërisë Veriore”, dha një ndihmesë me vlerë në studimet dialektologjike shqiptare. Sfera kryesore e veprimtarisë studimore të Vaclav Cimohovski ka qenë gjuha shqipe dhe problemet gjuhësore ballkanike e indoevropiane që lidhen me të. Përkrahu dhe argumentoi tezën e prejardhjes ilire të shqipes. Cimohovski dha ndihmesa të reja në fushat e studimeve etimologjike dhe pjesërisht të fonetikës historike të shqipes. Shkroi artikuj për vendin tonë në vepra enciklopedike e përgjithësuese.
