Kush ishte Zhak Shirak, francezi që i tha “JO” luftës në Irak

Leda Hysa
French president Jacques Chirac poses after recording a television address from the presidential Elysee Palace in Paris, Sunday, March 11, 2007. French President Jacques Chirac announced Sunday that he will not seek a third term in elections six weeks away. Conservative Chirac, 74, in office for 12 years, had until now kept France guessing about his intentions. "I will not ask for your votes for a new term," he said in a television address. (AP Photo/Philippe Wojazer, pool)

Ish-presidenti Jacques Chirac, “një luan i politikës franceze”, ai që i tha “jo” luftës në Irak, në vitin 2003, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

Jacques Chirac ishte një nga figurat e mëdha të së djathtës franceze, jetëgjatësia e të cilit në politikë, mes suksesesh të shkëlqyera dhe dështimesh të hidhura, tregoi se kishte një aftësi të jashtëzakonshme për t’u rimëkëmbur.

Emri i tij u përfshi gjithashtu në shumë çeshtje gjyqësore dhe ai u bë presidenti i parë francez që u dënua nga drejtësia, në vitin 2011, për punësime fiktive.

“Presidenti Jacques Chirac u shua sot në mëngjes në gjirin e familjes së tij”, njoftoi bashkëshorti i Claude, vajzës së ish-presidentit.

Asambleja Kombëtare Franceze, si edhe Senati  mbajtën një minutë heshtje u sapo vdekja e tij u njoftua gjatë seancës.

Reagimi i liderëve botërorë ishte i menjëhershëm, disa duke kujtuar plot emocion miqësinë e tyre me atë që e drejtoi Francën për 12 vjet, nga 1995 deri në 2007.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shumë e trishtuar, i dha lamtumirën “një partneri dhe miku të mrekullueshëm”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, vlerësoi një drejtues “të mençur dhe me vizion”.

Kryeministri libanez, Saad Hariri, që ishte një mik i tij, e cilësoi ish-kreun e shtetit si “një prej njerëzve më të shquar të Francës”.

I prekur dhe i hidhëruar, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e quajti “burrë të shquar shteti dhe mik të shtrenjtë”, ndërsa Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll, e vlerësoi si “një udhëheqës që la gjurmë në politikën europiane”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi si një “udhëheqës të jashtëzakonshëm që i dha formë të ardhmes së Francës”.

Në Francë, ish-presidenti Nicolas Sarkozy shprehu trishtimin e tij të thellë, duke thënë: “Ai nuk bëri lëshime sa i përket pavarësisë sonë dhe, në të njëjtën kohë, nga angazhimi i tij i thellë si europian”.

“Shtëpia jonë po digjet!”

“Na u shua një luan i politikës franceze”, tha ish-kryeministri, François Fillon.

Jacques Chirac, që gjatë viteve të fundit nuk shfaqej më në publik, ka qenë dy herë kryeministër, tri herë kryebashkiak i Parisit, themelues dhe lider partie dhe ministër në mënyrë të përsëritur.

Padyshim, ai do të mbetet në histori si presidenti francez, që, në vitin 2003, refuzoi të merrte pjesë në luftën e Irakut, kërkuar nga SHBA-ja. Ministri i tij i Punëve të Jashtme, Dominique de Villepin, drejtoi betejën diplomatike në Kombet e Bashkuara, duke e kundërshtuar luftën në emër të një shteti të vjetër, Francës, në emër të një kontinenti të vjetër, Europës, që kanë njohur luftra, pushtime e barbarizma.

Brenda vendit, mandatet e tij si president do të shenjohen nga heqja e rekrutimit ushtarak, njohja e përgjegjësisë së shtetit francez në krimet naziste, kalimi i mandatit të presidencës në pesë vite dhe thirrja e tij alarmuese “Shtëpia jonë po digjet!”, gjatë Samitit për Tokën, në vitin 2002, përballë shkatërrimit të mjedisit në botë.

Jacques Chirac arriti të pushtonte presidencën franceze, ëndrra e jetës për këtë njeri të veçantë, në vitin 1995, pas dy humbjesh përballë socialistit Françoi Mitterrand (1981 dhe 1988).

Në vitin 2007, i sfilitur nga një goditje cerebrale, që i ndodhi dy vjet më parë, ai triumfoi ndaj Nicolas Sarkozy, marrëdhëniet me të cilin qenë përkeqësuar vitet e fundit.

Humbje kujtese, mungesa, shurdhëri: Jacques Chirac do të shfaqet gjithnjë e më pak në publik.

Veçanërisht popullor, që kur la pushtetin, Jacques Chirac ka pësuar edhe dështime të hidhura. Në vitin 1988, kur pësoi humbje të thellë kundrejt François Mitterrand, bashkëshortja e tij u dëshpërua sepse “francezët nuk e donin më bashkëshortin e saj”.

Ai pati gjithashtu edhe probleme gjyqësore, pas tërheqjes së tij nga politika. Në vitin 2011, ai u bë i pari ish-president i dënuar penalisht, në Francë, me dy vite burg me pezullim të dënimit, për punësime fiktive në Bashkinë e Parisit.

Pas largimit nga presidenca franceze, Jacques Chirac jetoi në Paris, me bashkëshorten e tij, Bernadette.

Ai kishte dy vajza, Laurence, anoreksike që në rini, e cila vdiq në prill të vitit 2016, dhe Claude, që ishte këshilltarja e tij për komunikimin.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Video e tmerrit: Kështu nisi ndarja e Mitrovicës, ja se si francezët e Shirakut penguan qëllimisht shqiptarët
    Mitrovicë, 1999

    Ishte viti 1999, ku menjëherë pas luftës, në Mitrovicë kishin filluar protestat e dhunshme, te cilat rezultuan me ndarjen e qytetit në dy pjesë, ndarje e cila po vazhdon edhe sot.

    Kur kanë kaluar gati 20 vite na përfundimi i luftës, pjesa e jugore e Mitrovicës është e banuar me shqiptarë, ndërsa ajo e Mitrovicës me serb, e ku shumë herë shqiptarët të cilët kanë shtëpitë dhe tokat e tyre në pjesën veriore janë penguar që të kthehen në pjesën veriore.

    Por Associated Press, në vitin 2015, kishte filluar të publikojë në arkivat e saj video e bëra gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

    Në një video te publikuar nga arkiva e AP, shihet momenti kur në Mitrovicë kishin shpërthyer protestat, dhe se si KFOR-i francez kishte penguar shqiptarët që të ktheheshin në pjesën veriore.

    “Qindra protestues shqiptarë dhe serbë hodhën me gurë dhe shishe paqeruajtësit francezë dhe italianë të premten në ditën e dytë të përleshjeve në një urë që ndante qytetin veriperëndimor të Kosovës, Mitrovicën. Trupat franceze u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me granata dhe me goditje për të shpërndarë turmën, të cilat hodhën gurë dhe shishe në mënyrë të përsëritur gati dy orë derisa protestuesit shqiptarë u shpërndanë. Disa njerëz u plagosën, por nuk kishte asnjë numër zyrtar të viktimave.

    Kujtojmë se protestat dhe tensionet në këtë qytet vazhdojnë sot e kësaj dite, ku shumë shpesh ka pasur tensione dhe Ura e Ibrit është ende e bllokuar.Kjo ishte një thikë pas shpine e Francës sërbofile ndaj Kosovës që vazhdon të nxjerrë gjak akoma
    ku meritë ka dhe ky i vdekuri
    që po e bëjne shenjtor

    për cfarë ??

    më saktë do ishte Francezi që i tha “JO” luftës në Irak por i tha PO sërbeve të Mitrovicës

  • MIRENJOHJE
    Shqiptaret duhet ti jene MIRENJOHES ketij burri te madh shteti, francez, qe u gjend ne krah te tyre ne momente kritike te popullit shqiptar siç qe lufta e Kosoves!
    Te prehet ne paqe!

  • Pjese nga Ditari,me rastuin e vdekjes se Zhak Shirakut,ish-President I Frances dhe nikoqir I Konferences se Rambujes

    Më 6 shkurt 1999/ e shtunë /. Sot delegacioni shqiptarë shkoi në Rambuje. Pas pengesave serbe, që dje nuk lejuan anëtarët e UÇK-së të udhëtojnë, atyre pa asnjë formalitet doganore, që ata nuk i pranuan tu nënshtrohen, sepse UÇK-ja nuk pranon shtetin serb, dokumentet e as shërbimet. Udhëtuan komplet me delegacionin tjetër me aeroplan francez dhe arritën në Rambuje kah ora 18.30. Zhak Shirak hapi takimin me dy delegacionet Kosovarë e serbë. Pastaj Ministri anglez Kuk dhe ai francez Vedrin, folën shkurt për takimin në Rambuje. Këtë pallat të lashtë të fillimit tragjik e të rënies së Napolon Banopartës, e përcjellin mbi 700 gazetarë e forca të mëdha të sigurisë. Delegacionet do të punojnë me ndërmjetësues ministror Vedrin, Kuk, Hill, Petriq dhe Majorskit rus. Konferenca do të jetë e mbyllur e me punë intezive. Nëse nuk punohet ballë për ballë, do të punohet me këta ndërmjetësues. Pas ngjarjeve bosht, që po përcjellin mediat botërore në Rambuje, në Kosovë po ndodhin luftime si në Llapashticë e Skenderaj, ku serbët po kërcënojnë popullatën shqiptare. Eksplodime kishte edhe në Prishtinë, gjuajtje pati në Sverkë, kurse lëvizje forcash serbe kishte në çdo mjedis të Kosovës, si në Malishevë e Rahovec dhe zonën tjera të kufirit shqiptar, gjuajtje kishte edhe në territorin e shtetit shqiptar. Në mbrëmje 19.30 nga eksplodimi në Prishtinë vdiqën 3 e u plagosën 2 shqiptarë.
    Pas Shkrim. Sot filloi Takimi i Rambujes. Z.Zhak Shirak, kryetar i Francës. Në fillim tha: “Ekzistojnë momente të rralla, kur historia gjendet në duart e vetëm disa njerëzve”, Me çka dy delegacioneve ju tërhoqi vëmendja për seriozitetin e këtij takimi historik. Por, pala serbe, sa e ka marr këtë seriozisht, dëshmon përbërja e vet delegacionit të tyre: Dy romë, një turk, një shqiptar e një mysliman. Zotëri Kuk dhe Edrin patën konferencë shtypi para 700 gazetarëve nga mbarë bota. Delegacioni ynë i përfaqësuar mirë, nëse edhe bashkërendit mirë, sepse përballët me fatin e popullit dhe forcën e argumentit historik e njerëzor në një anë, si dhe dokumentin e Grupit të Kontaktit, OSBE-së BE e NATO-së. Ku ndërmjetësojnë Kuk,Vedrin, Hill, Periq dhe Majorski. Ofrohet zgjidhja e përkohshme trivjeçare, pa precizuar mirë, pas këtij afati pason vetëvendosja, për liri e pavarësi të Kosovës. UÇK, LBD, LDK dhe dy përfaqësues pa parti, pas shumë mospajtimeve, thyerjeve e përçarjeve, sot udhtuan në të njëjtin aeroplan dhe bashkërisht shkuan në Rambuje. Dhëntë Zoti, gjitha qofshin të shkuara e të harruara. Situata, populli e çështja jonë kombëtare ashtu e donë. Për ata që mendojnë e tentojnë të veprojnë ndryshe, mallkon gjaku e oxhaku i Kosovës.
    Delegacioni i Kosovës
    Nga UÇK-ja: Hashim Thaçi, Ramë Buja, Jakup Krasniqi, Azem Syla e Xhavit Haliti.
    LBD-ja Rexhep Qosja, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Mehmet Hajrizi, Basri Musmurati
    LDK-ja I. Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Idriz Ajeti,Bujar Bukoshi
    Të Pavarurit ; Veton Surroi e Blerim Shala.
    Jemi të sigurtë, se këta bijë të popullit, për mësues e kanë popullin e vet, mund të dalin zot dhe kanë forcë, se lira na takon edhe neve, popullit autokton shqiptarë e të lashtë në trojet e Ilirisë. Nuk meritojmë, siç edhe nuk kemi merituar as deri tash, të jemi në mëshirën e barbarisë sllave, primitivizmit të egër të një populli barbar. Kur ne kishim perandori dhe për mbretëreshë kishim një grua-Teutën, këta barbarë sllave, jetonin nëpër drunj dhe ushqeheshin me fruta të egra. Bota-Evropa, që me gjasë, prapë ka marr pjesën e luanit, të korrigjon e të shpaguajë pjesën e lëshimeve e borgjve ndaj nesh. Amerikanët duhet të kanë mbikqyerje këtë proces, që të mos përsëritet historia e padrejtësia ndaj nesh. Këtë rol nuk guxojmë tua lënë vetëm evropjenëve, duhet të dallojnë veprimet e të ndryshojë pozita e fati ynë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *