Policia sqaron se tre të arrestuarit kanë qëlluar mbi Mirsat Metën ndërsa ky i fundit u është kundërpërgjigjur po me armë zjarri. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 ku nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur edhe një kalimtare e rastit. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin konflikte të hershme me njëri -tjetrin.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar edhe automjeti tip ‘BMW’ që i përket Mirsat Metës.
Ndërkohë të arrestuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
