Kush janë 4 zyrtarët që do vendosin nëse do rritet çmimi i ujit të pijshëm në Tiranë

Gazeta Dita

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje kërkesën për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet me 20 lekë për m3 duke e çuar nga 45 lekë në 65 lekë/m3, pas propozimit të UKT-së. Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në kryeqytet.

Por kush janë njerëzit që kanë në dorë vulën, për ta pranuar apo jo rritjen e çmimit të ujit të pijshëm? BalkanWeb mëson se vendimin do ta marrë Enti Rregullator i Ujit, i përbërë nga katër persona.

ERRU përbëhet nga 3 anëtarë dhe kryetari, përkatësisht: Silvana Simaku, Riza Ajdini, Fatime Imeraj dhe Ndriçim Shani.

Sakaq po sot, Enti Rregullator i Ujit bëri me dije se do të vendosë në muajin shtator mbi aplikimin e bërë nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për rritjen e çmimit të ujit.

“Në lidhje me aplikimin që shoqëria e UK Tiranë ka depozituar pranë ERRU-së më datë 30 qershor 2017 për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve për konsumatorët në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë njoftojmë: ERRU në zbatim të akteve ligjore është në fazën e verifikimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga UKT për ndryshimin e tarifave.

Gjatë kësaj periudhe në vijim të komunikimit zyrtar nga ana e shoqërisë janë realizuar përkatësisht seanca e Këshillit Bashkiak Tiranë për të shprehur opinionin e saj mbi propozimin e tarifave të reja si dhe seanca dëgjimore me publikun.

Dosja e plotë e propozimit sëbashku me detajet shtesë sqaruese që do të kërkojë Komisioni Kombëtar Rregullator i ERRU do të fillojë të shqyrtohet në fund të muajit gusht 2017, procesi i vlerësimit të së cilës deri në vendimmarrjen kolegjiale nga ky Komision do të kërkojë minimalisht 1 muaj nga data e fillimit të shqyrtimit të saj”- thuhet në deklaratë.

Share This Article
5 Comments
  • Tash te shikojme konflikt intereset se kane me bashkine e Tiranespse nuk publikohen onlinr se quader te transparences se premtuar nga qeveria keto dokumenta

  • KRYETARI I KODIT TE GYPAVE

    dhe i qiriut qe shkrihet ne uje, inxh. Ndriçimi, do vendose mbi çmimin e ujit ?
    Eshte vertete e trishtueshme te kalosh pak kohe duke lexuar Kodin e Furnizimit me Uje te ERRU-t, ku ben pjese edhe ky rrushkumbulla Shani.

    Nuk kisha degjuar qe ne substancat perberese te ujit te jete edhe parafina apo qiriu siç e percakton ky bilbilushi qe do vendose sa e kur shqiptaret do te paguajne 50% me shume ujin e pijshem ne Shqiperi, e ne rastin konkret ne Tirone.

    Ky eshte rasti tipik i injoranteve qe zaptojne kolltuqe e pozicione force, ne vendimmarrje ne Shqiperi. Asgje te re nuk permban Kodi i hartuar – perkthyer fjale per fjale nga ky langaraq qe pretendon te mbaje edhe titullin inxhinjer, duke fyer rende sedren profesionale te atyre mijera te tjereve qe vertete meritojne te mbajne nje titull te tille.
    Ka dy referime ky bylyzyk i ndryshkur per mbarrevajten e administrimin e sistemit te furnizim-kanalizimeve:
    – STASH te 1989-ntes
    – Norme CEI UN vetem sa per te thene se zbaton normat me te fundit te fushes ne fjale.

    Nder rekomandimet e tjera qe ben, fut edhe perdorimin e depozitave ujembajtese private (familjare) te bera me BAKER (!?) si ne kohen e babaqemos.

    Nuk di sa eshte e vertete por ne dokumentat gjoja trasparente te ERRU-t, del qe kryetarja eshte ARKITEKTE ! Mungon vetem nje jurist me dipllome plepash, si te Saimir Tahirit, te drejtoje nje ent te tille te rendesishem dhe pilafi i Edi Rames eshte gati per t’ja servirur shqiptareve te masakruar.

  • “Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme të garantohet furnizimi 24 orë me ujë në kryeqytet.”
    e rëndësishme është kjo për tu shtruar për diskutim dhe jo hasani a hyseni,kiçua o gjoni!!
    pyetja që duhet shtruar është:
    a është brënda rregullave ngritja e çmimit??
    pastaj vjen pyetja tjetër për rrjedhojë:nëse kjo ngritje çmimi është thejsht për të bërë një investim fillestar për rritjen e kohëzgjatjes!?a do të këthehet në gjëndjen fillestare ose do të ulet më posht pasi të ketë mbarur investimi fillestar??
    mund të dalin dhe pyetje të tjera njëra pas tjetrës,por në fund të fundit nuk ka rëndësi kush vë vulën!!nuk i intereson askujt emri i presonit a personave!!

  • A mundem te bej 2 pyetje per Bashkine Tirane, Ndermarjen e ujesjelles kanalizimeve dhe Entin regulator per ritjen e cmimit te ujit . 1- Sa m3 uje futet nga burimi i ujit (depo ) ne Tirane per konsumatorin familjar dhe bizneset, dhe sa eshte perqindja e faturimeve, pra sa m3 uje paguhet ? 2- Sa jane humbjet ne rjet, pra humbjet e ujit jashte aparateve mates te ujit ne konsumatoret familjare dhe bizneset. Akoma do te vazhdohet me parimin : I drejti, I urti, I ndergjegjeshmi PAGUAN. Ky kontigjent do te vazhdoje te paguaje akoma ujin dhe energjine per gjithe popullin, edhe per hajdutet, edhe per te fortet ???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *